Flash News

POLITIKOFF

Mamaja e saj kaloi kancer gjiri, Rita Ora rrëfen për "The Sun" frikën e saj më të madhe

Mamaja e saj kaloi kancer gjiri, Rita Ora rrëfen për "The

Para 15 vitesh, në vitin 2005, mamaja e Rita Orës - Vera - u diagnostikua me kancer gjiri. Vera ishte vetëm 39 vjeçe dhe lufta e saj me kancerin e gjirit nuk ka qenë aspak e lehtë.

Mamaja e saj kaloi kancer gjiri, Rita Ora rrëfen për "The

Kjo ka ndikuar shumë në jetën e Ritës dhe ajo ka treguar për “The Sun” se që prej asaj kohe jeton me frikë se mund të ketë të njëjtin fat si nëna e saj, edhe pse testi i gjenit ka treguar të kundërtën:

“Thonë shikoni mos keni ndonjë kokërr në gjoks, por nëna ime nuk kishte, ajo kishte thjesht një dhimbje të fortë dhe sërish shkoi e u kontrollua. Unë kam bërë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të kancerit të gjirit) dhe testin e gjenit dhe për fat të mirë, nuk e kam gjenin. Por gjithsesi unë sërish kontrollohem rregullisht. Gjenteikisht, ne nuk kemi pasur ndonjë histori me kancer gjiri në familje përpara nënës sime, por ajo sërish u diagnostikua me të. Ka shumë video online që të ndihmojnë dhe që unë i kam përdorur. Duhet të jeni të informuar për trupin tuaj.”

Mamaja e saj kaloi kancer gjiri, Rita Ora rrëfen për "The

Këngëtarja ka treguar se ajo punon shumë me mendjen e saj duke mësuar gjithçka për këtë gjë dhe se ushtrohet e shkon në terapi për të mos pasur atake paniku pasi gjatë të 20-ve, Rita ishte e frikësuar se do diagnostikohej edhe ajo me kancer gjiri.

Të fundit