Flash News

POLITIKOFF

Manchester United bën homazhe për mbështetësin e tyre prej vitesh, u vra nga sulmet ruse në Ukrainë

Manchester United bën homazhe për mbështetësin e tyre prej

Klubi i "Djajve të Kuq" ka postuar një homazhe për Aleksander Kukin, i cili u vra dje pasi makina e tij u qëllua nga forcat ruse. Kukin ishte një nga anëtarët themelues të klubit të tifozëve të Kievit "Reds" në Ukrainë.

Gruaja dhe vajza e tij i mbijetuan sulmit dhe janë operuar në spital, tha Manchester United. Një foto e shpërndarë nga "Reds" i Kiivit tregoi Kukin duke shijuar fitoren 4-2 të United ndaj Leeds vetëm disa javë para se të vritej.

Klubi tha se po "eksploron disa mënyra" që mund t'i ofrojë mbështetjen e tyre familjes së tij.

Të fundit