Flash News

POLITIKOFF

Margariti flet për humbjen e bashkëshortit: Kupton se cilat janë vështirësitë e vërteta

Margariti flet për humbjen e bashkëshortit: Kupton se cilat janë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka folur për ndarjen nga jeta para kohe të bashkëshortit të saj.

Ajo e humbi bashkëshortin, Artan Asllani, në janar të vitit të kaluar ppas një beteje me një sëmundje të rëndë, për të cilën Margariti shprehet se “nuk e ka menduar asnjëherë të keqen”.

Ajo tregoi edhe vështirësitë që hasi në atë kohë. Ministrja thotë se vështirësitë e vërteta janë këto raste dhe jo problematikat në punë.

“Ishte një periudhë e gjatë sfide dhe ishte po njësoj një luftë nga njëra anë me një sëmundje, pastaj edhe një e përditshme me punën, domethënë ishin shumë gjëra bashkë. Në një farë mënyre, sepse ma pyesin këtë, si ishte të vazhdoje punën?

Mendoj që fillon bëhesh më konkret dhe kupton cilat janë vështirësitë e vërteta dhe vështirësitë e mëdha të punës fillon bëhesh më i ftohtë për të thënë që kjo nuk është jetike, vërtet është situatë e vështirë në punë, por nuk është jetike, problemet janë të tjerat. Gjithmonë duhet të gjesh një ekuilibër midis gjithë gjërave që shkojnë përpara dhe familjes që jeton në këtë vuajtje”, tha ministrja për “Jo Vetëm Modë”.

Të fundit