Flash News

POLITIKOFF

Mariana Kondi flet për herë të parë pas debatit "Einxhel-Donald": Pagën e kam marrë, por...

Mariana Kondi flet për herë të parë pas debatit

Debati i ashpër dhe me tone banale i Einxhel dhe Donaldit ka përfshirë dhe persona të tretë dhe një ndër ta është dhe aktorja Mariana Kondi, e cila po ashtu ishte pjesë e show-t të Donaldit dhe Romeos.

Einxhel tha se përveç saj, as aktorja Mariana Kondi nuk është paguar për aq kohë sa ka qenë në "Binjakët Show".

Ndërkohë, gjatë transmetimit të debatit Marjana vendosi të publikojë një ‘story’ që shkruan “Pa fjalë”, mirëpo së fundmi, gjatë një interviste në emisionin "N`kohë" në Report Tv, aktorja tha se do të flasë lidhur me këtë gjë në një moment të dytë.

Gazetari: Vetëm pak ditë më parë, në një show televiziv si Big Brother, është përmendur që edhe ju keni qenë pjesë e një projekti por që nuk jeni paguar, tani kjo a është e vërtetë?

Mariana: Kjo është një gjë shumë e bukur, tani kjo do të thuhet në një moment po aq të bukur.

Gazetari: Ky nuk është një moment i bukur? Ju sapo e thatë që natyra është shumë e bukur dhe dielli është shumë i mirë, mund ta thuash.

Mariana: E di, por kjo do të thuhet në një moment akoma edhe më të bukur.

Gazetari: Tani ishte e lartë pagesa që nuk more apo jo?

Mariana: Jo unë pagesën e kam marrë, por e vërteta do të thuhet më vonë.

Të fundit