Flash News

POLITIKOFF

Marigona dhe Robin zbulojnë gjininë e bebes që po presin para 600 të ftuarve në dasmën e tyre

Marigona dhe Robin zbulojnë gjininë e bebes që po presin para 600

Mbrëmë Robin Krasniqi dhe Marigona Krasniqi kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë me martesë.

Çifti ligjërisht ishin burrë dhe grua prej kohësh pasi kishin bërë kurorë në xhami por edhe në bashki në Gjermani ku jeton boksieri i njohur, por kanë vendosur që kurorëzimin e dashurisë së tyre ta bëjnë me një dasmë me 600 të ftuar mes të cilëve një numër i madh i fytyrave publike.

Natën e mbrëmshme çifti i ri festuan edhe faktin se do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti pasi Marigona është në pritje të ëmbël.

Ata vendosën që para të ftuarve në dasmën e tyre të zbulojnë edhe gjininë e foshnjës që po presin. Marigona dhe Robin do të bëhen së shpejti me një djalë.

 
 

Të fundit