Flash News

POLITIKOFF

Mariza Ikonomi flet për lidhjen me partnerin e saj: Jam e dashuruar  

Mariza Ikonomi flet për lidhjen me partnerin e saj: Jam e dashuruar  

Mariza Ikonomi nuk flet shpesh publikisht për jetën e saj private dhe e ftuar në ABC me Ermal Peçin ajo ka pranuar se është e dashuruar dhe se ia kanë rrëmbyer zemrën.

Këngëtarja nuk ka pranuar të japë më shumë detaje për identitetin e tij, por ka folur për ndjesitë dhe emocionet.

“Jam falënderuese shumë për dashurinë time. Sinqeriteti, mirëkuptimi dhe patjetër përkushtimi e bëjnë solide një histori dashurie, edhe respekti patjetër”,- tha Mariza.

“Me njeriun e zemrës kam përshtypjen që ti do të ndash gjithçka, por atë që ndjen më tepër është dëshira për të qenë pranë zemrës së tij dhe për të treguar se sa shumë mund ta duash një person, pa pasur asnjë frikë, pa pasur asnjë barrë,"- shtoi më tej ajo.

Të fundit