Flash News

POLITIKOFF

Marjana Kondi shpërthen në lot: Pse ma bëtë këtë pyetje

Marjana Kondi shpërthen në lot: Pse ma bëtë këtë

Aktorja e njohur Marjana Kodni ka qenë e ftaur në "Natë me Aulonën" në MCN ku ka rrëfyer jetën e saj personale dhe profesionale. Në fillim të emisionit, Aulona i drejton pyetjen aktores, që e prek shumë.

"Cili ka qenë momenti që ke pasur në jetë?"

Teksa duket shumë e prekur, Marjana Kondi përgjigjet:

"Vdekja e mamit. Kam gjetur shumë forcë për ta përballuar. Pse ma bërë këtë pyetje?"

"Përveç kësaj ka pasur gjëra të tjera dhe të vështira sigurisht. Kur kemi marrë ndonjë rol ose na e kanë marrë. Ose kur... me këtë pyetje tani, u çatrafilosa komplet Aulonë, kështu që..."- vijon aktorja rrëfimin mes lotësh dhe ndjesive që i rikujtojnë mamanë e ndjerë.

Ndërkohë Aulona mundohet të kalojë këtë moment me fjalë force dhe duke sjellë shembuj se shumë personazhe janë emocionuar dhe qarë për momentet e tyre të vështira.

"Është e çuditshme, në atë kohë kur mamaja ime ndërroi jetë, një ditë më pas lindi vajza ime vajzën. Por unë e gjej forcën që ta dua atë ditë, të kujtoj ditën e mamit sepse ditën tjetër vjen ditëlindja e mbesës dhe kështu që jam e lumtur. Mundohem që të gjej atë lumturinë,"- përfundon aktorja Kondi.

Të fundit