Flash News

POLITIKOFF

Marjana Kondi takon babanë e saj biologjik pas 47 vitesh

Marjana Kondi takon babanë e saj biologjik pas 47 vitesh

Aktorja Marjana Kondi ka treguar për herë të parë në publik lidhur me historinë e saj prekëse familjare.

E ftuar në  “Historia ime” në Tv Klan. Ajo ka rrëfyer se babain e saj biologjik e ka takuar pas 47 vitesh pasi u divorcua nga e ëma.

"Unë e kam takuar pas shumë vitesh dhe fytyra e tij ishte çuditërisht ashtu siç unë e imagjinoja kur isha 3 vjeç. Nuk e kisha parë nga mosha 3 vjeç deri 50 dhe kur erdhi momenti që unë do shkoja ta shikoja, ishte po ashtu siç unë e imagjinoja. Ai ka qenë aviator, kishte mbaruar shkollën në Bashkimin Sovjetik edhe ai ka qenë shumë i mirë ose ishte shumë i mirë, apo ka qenë, si i thuhet, nuk e di ka qenë i mirë, ka qenë babai im. Nuk është më, ka vdekur, por i kam bërë një gjë shumë të bukur, një dokumentar si aviator i parë që ka qenë dhe e kam bërë me Televizionin  Shqiptar dhe është një kujtim goxha i bukur. Më ka thënë që kam bërë shumë fluturime, por më vjen keq që nuk i kam bërë me ty,"- ka thënë Marjana.

Por Marjana u përlot për të ëmën. Kur Mirela e pyeti nëse "Të dhëmb diçka nga të gjitha këto gjëra, ndoshta vitet e babait që nuk ishin, adoleshenca pa të, fejesa pa të, vajzë që u bëre nënë pa të?"

Në këtë moment Marjana u emocionua dhe tentoi të mos tregohet e dobët teksa tha:

"Jo, mua më dhëmb mami im. Stop, kalove tek emisioni jot tani!"

"Mua më dhemb mami im sepse më vjen keq që ajo të kalonte jetën me një bashkëshort, por është një shprehje që thotë më mirë djepin bosh sesa shejtani në të. Është shumë e rëndë, por shumë e bukur. Gjërat e vërteta të vrasin, por janë të bukura. Ajo e ka mbushur shpirtin me mua, me vëllain, si kam sjellë asnjëherë probleme. Nuk ma ka hapur asnjëherë atë bisedë as për mirë as për keq. Babai im ka qenë shumë i mirë, por vjehrri ka qenë ai që ka ndenjur afër meje dhe më ka mësuar shumë gjëra."

Të fundit