Flash News

POLITIKOFF

Mark Zuckerberg humb më shumë se gjysmën e pasurisë

Mark Zuckerberg humb më shumë se gjysmën e pasurisë

Një goditje e madhe dhe mjaft e pazakontë është regjistruar për themeluesin dhe kreun e MetaPlatforms të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili e pa pasurinë e tij të pakësuar me më shumë se gjysmën e vlerës së saj.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, i cili gjurmon njerëzit më të pasur në botë, Zuckerberg ra në vendin e 20-të. Kjo është humbja më e madhe midis ultra të pasurve të indeksit.

Mark Zuckerberg humb më shumë se gjysmën e pasurisë

Pasuria neto e Mark Zuckerberg ra nga 106 miliardë dollarë dy vjet më parë në 55.9 miliardë dollarë sot.

Sot pozicioni i tij në indeks është më i ulëti që nga viti 2014. Në shtator 2021, kur themeluesi i Facebook ishte në kulmin e tij, pasuria e tij vlerësohej në 142 miliardë dollarë.

Të fundit