Flash News

POLITIKOFF

Mark Zuckerberg njofton se Instagramit i shtohet mundësia për NFT

Mark Zuckerberg njofton se Instagramit i shtohet mundësia për NFT

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook dhe kompanisë mëmë “Meta” ku përfshihet gjithashtu Instagram dhe Whatsapp, njoftoi se kompania e tij po planifikon të prezantojë NFT-të (Non fungible token - njësi unike të dhënash që nuk mund të kopjohen) në Instagram në një kohë të afërt. CEO dhe themeluesi i Meta-s nuk tregoi shumë detaje, por tha se kjo mund të ndodhë shumë shpejt, sapo ekipi të rregullojë disa probleme teknike.

Mark Zuckerberg njofton se Instagramit i shtohet mundësia për NFT

Në një bisedë me Daymond John të "Shark Tank", Zuckerberg tha: "Unë nuk jam gati të njoftoj saktësisht një datë, por është e sigurt që do ndodhë gjatë këtyre muajve të ardhshëm. Mendojmë dhe shpresojmë se me kalimin e kohës, kjo mundësi do të sjellë gjëra shumë të bukura në këtë platformë”.

Mark Zuckerberg njofton se Instagramit i shtohet mundësia për NFT

Ndërkohë, Adam Mosseri, kreu i Departamentit të Programimit të Instagramit shkroi në një postim: "Unë mendoj se Instagrami është një vend interesant ku mund të luajmë dhe gjithashtu të shpresojmë të ndihmojmë krijuesit, pasi si platformë ka më tepër se 1 miliard përdorues aktivë dhe ka mundësi pafund për shitësit edhe blerësit”.

Mark Zuckerberg njofton se Instagramit i shtohet mundësia për NFT

NFT janë njësi unike të të dhënave të ruajtura në një libër dixhital. NFT-të transformojnë veprat dixhitale të artit dhe koleksione të tjera në asete unike, të verifikueshme që janë të lehta për t'u tregtuar në blockchain.

Të fundit