Flash News

POLITIKOFF

Marrëveshja paramartesore: Alex do paguaj 250 milionë dollarë nëse e tradhton Jennifer Lopezin

Marrëveshja paramartesore: Alex do paguaj 250 milionë dollarë

Jennifer Lopez është një nga femrat më seksi të showbizzit të huaj dhe jo pak herë ka qenë në qendër të vëmendjes.

Edhe këtë herë ajo ka bërë sërish që të flitet për të, pasi këngëtarja ka detyruar Alexin, të fejuarin e saj, të nënshkruaj një marrëveshje në rast se ndodh ndonjë tradhti.

Sipas Woman’s Day, një gjë e tillë është shkruar në marrëveshjen paramartesore dhe nëse ai e tradhton atë, ai do të duhet t’i paguajë këngëtares si dëmshpërblim 250 milion dollar, dhe sipas burimeve kjo Alexit nuk po i pëlqen aspak.

Në 2020 ishte vendosur për dasmën e tyre, por për shkak të COVID-19 të gjitha planet janë shtyrë.

Sipas tabloideve, një arsye tjetër pse dasma u shty është marrëveshja paramartesore.

“Marrëveshja paramartesore goditi rëndë Alex. Të dy janë të distancuar dhe kur janë bashkë ata vazhdimisht grinden. Jennifer është e gatshme të ndahet nëse nuk pranon të nënshkruajë”, zbulon një burim i afërt me çiftin e famshëm, shkruan Metro.

Të fundit