Flash News

POLITIKOFF

Martohet Rita Ora, miqtë e famshëm (të Hollywood-it) i bashkohen gëzimit të saj

Martohet Rita Ora, miqtë e famshëm (të Hollywood-it) i bashkohen

Miqtë e famshëm të Rita Orës e kanë uruar për martesën në videoklipin e saj të ri “You Only Love Me”. Fansat pikasën Lindsay Lohan dhe Kristen Stewart mes një montazhi yjesh që i bëjnë homazhe Ritës të veshur si një nuse.

Martohet Rita Ora, miqtë e famshëm (të Hollywood-it) i bashkohen

Ylli i pop-it postoi një fragment të shkurtër në Instagramin e saj ku tregon yllin e Hollywood-it, Lindsay, duke u shfaqur në një televizor të vjetër dhe duke i thënë:

"Hej Rita. Urime për ditën tuaj të madhe! Jam shumë e emocionuar për ju, më vjen shumë keq që nuk ia dal dot të vi. Por e di që do të jetë e mrekullueshme, të dua shumë dhe mezi pres të shoh fustanin."

Ndërsa kënga vazhdon, aktorja Kristen, thotë:

"Rita sapo pata ëndrrën më të çmendur që ti po martoheshe dhe unë nuk isha atje."

Videoja përfundon me Ritën me vello nusërie duke ecur në një rrugë, ndërsa një grup femrash të ftuara në dasmë e ndjekin atë. Kënga pop shënon rikthimin e saj në listë treshe pas publikimit të albumit të saj të dytë në studio “Phoenix”. Rita kaloi kohë në vendin e saj në Shqipëri duke punuar në vazhdimin e “Phoenix” të 2018-ës dhe ajo premtoi se fansat mund të presin shumë projekte të reja. E pyetur se çfarë po bënte në Shqipëri, ajo tha në tetor:

"Një album i ri,  janari i vitit të ardhshëm. Do të jetë e mrekullueshme. Më shumë muzikë dhe një film. Ëndrra ime është t’u tregoj të gjithëve se ju mund të bëni më shumë se një gjë. Mund të jesh muzikant, aktor, kërcimtar, nënë, hallë në të njëjtën kohë. Unë dua të provoj dhe të bëj gjithçka."

Të fundit