Flash News

POLITIKOFF

Mateo 'e puthi' në buzë, Brikena mbyllet në tualet për orë të tëra

Mateo 'e puthi' në buzë, Brikena mbyllet në tualet

Pas momentit të kërcimit romantik dhe afrimitetit mes Mateos dhe Brikenës, situata në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” duket se ka marrë një kthesë drastike dhe mjaft shqetësuese.

Ndryshe nga çfarë u duk fillimisht si një lojë provokimi gjatë mbrëmjes, orët e vona të natës kanë sjellë zhvillime të papritura.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, Mateo e ka puthur Brikenën në buzë jashtë vullnetit të saj.

Pas këtij episodi, Brikena është mbyllur në tualetin e shtëpisë për disa orë, duke u përballur me një gjendje të rënduar emocionale përgjatë mesnatës.

Deri në këto momente, mbetet ende e paqartë dinamika e plotë e situatës brenda shtëpisë.

Publiku është në pritje të një reagimi apo sqarimi zyrtar nga ana e produksionit të “Big Brother VIP Albania” për të hedhur dritë mbi atë çfarë ka ndodhur realisht.

Të fundit