Flash News

POLITIKOFF

Maître Gims për Dhurata Dorën: Është një artiste që dua t’ia prezantoj Francës

Maître Gims për Dhurata Dorën: Është një artiste

Bashkëpunimi i Maître Gims me Dhurata Dorën që mban titullin “Only you” është pritur shumë mirë nga publiku - shqiptar dhe ai i huaj.

Para se kënga të publikohej, artisti francez ka folur gjatë për albumin e tij të ri për revistën NRJ.FR. Ndër të tjera ai thekson se ka një kohë që njeh Dhuratë dhe e adhuron punën e saj. Prandaj dhe ai e ka ftuar Dhuratën të për një këngë në albumin e tij.

“Jam fans i saj, më pëlqen puna e saj. E njoh që disa kohë. Absolutisht që doja ta ftoja”, shprehet artisti.

Më pas ai shton se dyshja arritën të përfundonin edhe videoklipin e këngës.

“Arritëm ta përfundonim. Ajo është një artiste që dua t’ia prezantoj Francës. Kjo sepse ajo ka talent!”, përfundon artisti.

Të fundit