Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Mbesat e Princeshë Dianës risjellin “fustanin e hakmarrjes!” 30 vjet më vonë
Mbesat e Princeshës Diana, Lady Amelia Spencer dhe Lady Eliza Spencer, bënë një paraqitje magjepsëse në British Fashion Awards më 2 dhjetor dhe nëse fustanet e tyre elegant të zi dukeshin të njohur, ka një arsye për këtë.
Binjaket 32-vjeçare, kanë risjellë fustanin legjendar të zi të hakmarrjes të Princeshë së Uellsit. Lady Amelia dhe Lady Eliza Spencer, u panë të veshura me dy versione të fustanit ikonik të Dianës në Londër.
Lady Amelia u pa e veshur me një fustan Pamella Roland në Fashion Awards, me një spilë jashtëzakonisht të ngjashme me miniaturën e famshme të tezes së saj. Edhe pse fustani i Amelias ishte i gjatë, sigurisht që ajo jepte të njëjtën energji dhe e kombinoi me shumë diamante.
Për sa i përket Lady Eliza-s, edhe ajo zgjodhi një fustan të zi të ngjashëm, i veshur me një version që kishte mëngë që fillonin poshtë tek supet. Ashtu si Amelia, modelja kishte veshur edhe një gjerdan diamanti së bashku me një byzylyk, një palë vathë dhe unaza.
Fustani origjinal i zi Princeshë Dianës u vesh në të njëjtën natë që Princi Charles pranoi publikisht se kishte një lidhje. Megjithatë, momenti dominonte titujt e gazetave, të cilat të gjithë lexonin diçka në kuptimin e "Charles turbullohet ndërsa Diana verbohet", siç raportohej nga The Daily Mail në atë kohë.
Ndërsa tashmë, fustani i zi ka hyrë në historinë e modës mbretërore.
Nga të gjitha momentet e paharrueshme të modës të Princeshës Diana, 'fustani hakmarrës' ka pasur ndikimin më të madh në kulturën pop.