Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Mbretëresha e Danimarkës u heq titujt mbretëror nipërve të saj
Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II u ka hequr titujt katër prej tetë nipërve të saj. Tani, fëmijët e Princit Joachim, Nikolai, 23 vjeç, Felix, 20 vjeç, Henrik, 13 vjeç dhe Athena, 10-vjeçe nuk mund të trajtohen më si princa dhe princesha, ose si anëtarë të familjes mbretërore. Në njoftim u tha se:
"Madhështia e saj Mbretëresha dëshiron të ‘thyejë’ kornizën për katër nipërit, të jenë në gjendje të formësojnë jetën e tyre në një masë shumë më të madhe pa u kufizuar nga konsiderata dhe detyra të veçanta që përfshin një lidhje formale me Shtëpinë Mbretërore të Danimarkës si institucion."
Që nga janari 2023, ata nuk do të kenë më titujt e tyre, megjithëse nuk i kanë humbur vendet në radhën e fronit pasi aktualisht janë në vendet shtatë, tetë, nëntë dhe dhjetë. Deklarata vazhdoi:
"Vendimi i Mbretëreshës është në përputhje me rregullat e ngjashme që shtëpitë e tjera mbretërore kanë bërë në mënyra të ndryshme vitet e fundit."
Megjithatë, tani për tani, vendimi prek vetëm fëmijët e Joachimit, djalit të dytë të mbretëreshës që njihet si mbretëresha e spikatur për veshjen e saj, humorin dhe karakterin e veçantë. Fëmijët e Princit të Kurorës Frederik do të ruajnë titujt e tyre, pasi babai i tyre është trashëgimtar i fronit. Lajmi nuk është pritur mirë nga nëna e fëmijëve e cila tha për mediat se janë të shokuar nga vendimi.
"Fëmijët ndihen të izoluar. Ata nuk mund ta kuptojnë pse po u hiqet identiteti."