Flash News

POLITIKOFF

Mbretëresha Elizabeth mungon në hapjen e parlamentit, ngjarja komentohet si e paprecedentë

Mbretëresha Elizabeth mungon në hapjen e parlamentit, ngjarja

Mbretëresha Elizabeth nuk ka arritur të drejtojë fjalimin e kurorës në Parlament për arsye shëndetësore, që  ishte paralajmëruar dy ditë para. Kjo ngjarje nuk kishte ndodhur që në vitet ‘60 kur sovrania u detyrua të mos paraqitet për shkak të djemve të saj, Princit Eduard dhe Andrea.

Në ato raste fjalimi ishte lexuar nga Kancelari, i cili ishte caktuar me një akt të hershëm nga Mbretëresha Viktoria (e cila nuk i pëlqente ceremonitë në parlament).  Në Parlament u vu re mungesa e Fronit. Selia e mbretëreshës ishte hequr nga Dhoma e Lordëve dhe ishte vendosur në një jastëk. 

Ceremonia e zhvilluar këtë mëngjes në Westminster, u quajt e paprecedentë për historinë bashkëkohore, sepse për herë të parë për të lexuar fjalimin e mbretëreshës që ilustron programin e qeverisë ishte i pranishëm, trashëgimtari i fronit, Princi Charles. 

Mbretëresha Elisabeth dërgoi një sinjal të saktë duke kërkuar që fjalimi të lexohej nga djali i saj, trashëgimtari i fronit, Princi Charles. Për ta bërë këtë, asaj i duhej të përdorte Aktin e Regjencës, sipas të cilit Elizabeth lëshoi letra për të deleguar funksionin mbretëror.

Kjo ngjarje u komentua si hapi i parë drejt një Regjence de facto. Sipas përfaqësueseve të Buckingham Palace mbretëresha kishte “probleme lëvizshmërie”.  Ekziston vetëm një referencë historike e ngjashme dhe ajo daton dyqind vjet më parë. Asokohe, Parlamenti u hap nga Princi Regjent, Gjergji IV, i cili kishte marrë përsipër funksionet mbretërore nga babai i tij George III. 

Ky i fundit tani vuante nga demenca. Pikërisht kjo periudhë, dekada e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë, ajo e Regjencës, la gjurmë të pashlyeshme në Londër. Por këtë herë transferimi i pushtetit ishte i kufizuar dhe i përkohshëm, por gjithsesi kuptimplotë. Në vazhdim pritet që Charles ta zëvendësojë mbretëreshën edhe më shumë në evente zyrtare.  Kjo është parë nga analistët si një “bashkëjetesë” sepse Elizabeth është e vendosur të mos heqë dorë nga froni deri në vdekjen e saj.

Të fundit