Flash News

POLITIKOFF

Mbretëresha Elizabeth arrin një tjetër rekord

Mbretëresha Elizabeth arrin një tjetër rekord

Pak ditë pas festimeve zyrtare të 70 vjetorit në fron, Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar arrin një tjetër rekord. Sipas ‘Daily Mail’, Elizabeth u bë monarku i dytë më jetëgjatë në historinë botërore. Monarkja 96-vjeçare kaloi Mbretin e Tajlandës Bhumibol Adulyadej, i cili qëndroi në fron për 70 vjet e 126 ditë midis 1946 dhe 2016.

Mbretëresha Elizabeth arrin një tjetër rekord

Në fillim të këtij muaji, mbretëresha tejkaloi Johann II të Lihtenshtajnit, i cili mbretëroi për 70 vjet e 91 ditë, deri në vdekjen e tij në shkurt 1929. Luigji i XIV i Francës mbetet monarku më jetëgjatë, duke mbretëruar për 72 vjet e 110 ditë nga 1643 deri në 1715 dhe mandati i Mbretëreshës është tani 70 vjet e 126 ditë. Nga disa është konsideruar si “sekreti” i jetëgjatësisë së monarkes, por tani, Mbretëreshës Elizabeta e Dytë i është hequr pija e mbrëmjes.

Mbretëresha Elizabeth arrin një tjetër rekord

Burime të mirëinformuara kanë përhapur lajmin se 95-vjeçares i ndalohet nga mjekët konsumi i një gote Martini Dry, që e merrte pas çajit të orës 17:00. Këtë e bën të ditur britanikja “Daily Mail”, referuar burimeve të afërta me Familjen Mbretërore.

Mbretëresha Elizabeth arrin një tjetër rekord

Rikujtojmë, se vitin që lamë pas Mbretëresha Elizabetë kritikoi ashpër udhëheqësit botërorë në lidhje me trajtimin e krizës klimatike, duke pranuar se ajo është e irrituar nga individët që flasin, por nuk bëjnë asgjë. Këto deklarata, Mbretëresha i bëri në hapjen e parlamentit Uellsian në Cardiff. Gjatë një bisede me Dukeshën e Cornwall dhe Elin Jones, Mbretëresha tha se:

E jashtëzakonshme nuk është. Kam dëgjuar gjithçka për të por ende nuk e di se kush do të vijë. Asnjë ide. Ne dimë vetëm për njerëzit që nuk vijnë. Është vërtet irrituese kur flasin, por ata nuk bëjnë asgjë.

Mbretëresha Elizabeth arrin një tjetër rekord

Të fundit