Flash News

POLITIKOFF

Mbretëresha Elizabeth II në daljen e saj të rrallë për shkak të pandemisë: Mendoni për të tjerët më shumë se për veten

Mbretëresha Elizabeth II në daljen e saj të rrallë për

Që prej shpërthimit të pandemisë, daljet publike të Mbretëreshës Elizabeth II janë shumë të rralla. Së fundmi, për shkak edhe të shtimit të rasteve dhe përkeqësimit të situatës, ajo ka mbajtur një fjalim duke sugjeruar se është egoizëm të mos marrësh vaksinën.

Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me katër oficerë të lartë përgjegjës që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Monarkja 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Të fundit