Flash News

POLITIKOFF

Mbretëresha Elizabeth mund të mos jetojë më kurrë në Pallatin Buckingham

Mbretëresha Elizabeth mund të mos jetojë më kurrë

Mbretëresha Elizabeth ka shumë shtëpi - por nuk ka gjasa që ajo të kthehet përgjithmonë në më të famshmin mes tyre, Pallatin Buckingham.

Monarkja 95-vjeçare, e cila po rri në Kështjellën Windsor gjatë këtyre dy viteve të fundit - që prej fillimit të pandemisë së Covid-19, nuk pritet të kthehet në pallatin ikonik të Londrës për të jetuar, sipas "The Sunday Times".

Një zëdhënës në Buckingham Palace nuk e komentoi raportin. Por Mbretëresha po vazhdon të kryejë një sërë angazhimesh dhe detyrash zyrtare, dhe një burim mbretëror thekson se Pallati Buckingham do të mbetet baza qendrore e monarkisë.

Mbretëresha Elizabeth mund të mos jetojë më kurrë

Mbretëresha u zhvendos në Kështjellën Windsor, e cila ndodhet rreth 20 milje jashtë Londrës, kur pandemia goditi botën në mars 2020. Nuk besohet se ajo është kthyer për të qëndruar në Buckingham Palace që atëherë.

Në vitin 2016, u njoftua një projekt rinovimi dhjetëvjeçar prej 460 milionë dollarësh për Pallatin Buckingham. Në atë kohë, u raportua se Mbretëresha do të qëndronte në pallat ndërsa rinovimi ishte duke u zhvilluar.

Të fundit