Flash News

POLITIKOFF

Mbreti Charles III nis ndryshimet, ç’planifikon për Harry-n dhe Princin Andrew

Mbreti Charles III nis ndryshimet, ç’planifikon për Harry-n

Mbreti Charles III ka nisur nga ndryshimet. Mbreti i ri thuhet se po planifikon të amendojë ligjin se kush mund ta zëvendësojë atë nëse ai është i paaftë.

“Lëvizja do të bënte që Duka i Jorkut [Princi Andrew], Duka i Sussex-it [Princi Harry] dhe Princesha Beatrice të liroheshin nga detyrat e tyre si përfaqësues zyrtarë të sovranit, nëse ai nuk do të jetë i disponueshëm”, raporton Daily Telegraph.

Sipas Aktit të Regjencës të vitit 1937, bashkëshorti/ja i/e një monarku - dhe katër të rriturit në radhë për fronin - mund të thirren si këshilltarë të shtetit për punët zyrtare. Ndërsa mbretëresha Elizabeth II ishte ende gjallë, ato role u plotësuan nga Charles, Princi William, Princi Harry dhe Princi Andrew. Po ashtu, edhe Princi Philip e kishte këtë rol para vdekjes së tij në prill 2021.

Mbreti Charles III nis ndryshimet, ç’planifikon për Harry-n

Mirëpo, Pallati ka qenë nën presion për të hequr Princin Harry dhe Princ Andrew nga rolet e tyre pasi ata nuk kanë më detyra mbretërore.

Mbreti Charles III nis ndryshimet, ç’planifikon për Harry-n

Thuhet se Charles do të ndryshojë "ligjin sa më shpejt që të jetë e mundur" dhe ndoshta do të ngrejë në pozitë motrën e tij, Princeshën Anne dhe vëllain tjetër, Princin Eduard.

Mbreti Charles III nis ndryshimet, ç’planifikon për Harry-n

Çdo ndryshim do të duhet të miratohet nga Dhoma e Parlamentit.

Të fundit