Flash News

POLITIKOFF

Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj humb ndeshjen me Bjellorusinë, infektohet me COVID-19

Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj humb ndeshjen me

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, nuk do të mund të luajë për Shqipërinë në ndeshjen kundër Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Zyra e shtypit në FSHF ka bërë me dije se futbollisti ka rezultuar me COVID-19 dhe këtë lajm e ka marrë mbrëmë pas testimeve dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

Të fundit