Flash News

POLITIKOFF

Me bikini në klub, zbulohet puna e Heidi Baçit në Itali

Me bikini në klub, zbulohet puna e Heidi Baçit në Itali

Heidi Baci, vajza e cila la në mes “Grande Fratello” në Itali, fitoi menjëherë zemrat e publikut shqiptar. Lidhja e saj me Romeon ka qenë edhe kryefjala e këtij “Big Brother”-i, duke na treguar edhe anën e saj romantike.

Duke qenë se ishte një emër i padëgjuar për mediat shqiptare, interesi ishte shumë i madh për jetën e Heidit. Vetë konkurrentja kishte folur në “Big Brother” rreth eksperiencave të saj në Itali.

Së fundmi në rrjet qarkulloi një video e Heidi Bacit në rrjete sociale, teksa shfaqet duke sfiluar me bikini në një ‘club’. Video menjëherë është shpërndarë masivisht në rrjet, ndërsa nuk kanë munguar as titujt aludues lidhur me punën që Heidit bën në Itali.

Me bikini në klub, zbulohet puna e Heidi Baçit në Itali

Mirëpo, e vërteta është krejt ndryshe. Larg asaj që thuhet nëpër komente dhe ofendimeve në rrjet lidhur me moralin e banores së BBV, kjo video që po qarkullon është postuar nga vetë Heidi në “Instagram”-in e saj në vitin 2017. Bëhet fjalë për një sfilatë të brandit të rroba banjove “Mirtylla Milano” të organizuar në “Just Cavalli”, ku Heidi ka marrë pjesë.

Me bikini në klub, zbulohet puna e Heidi Baçit në Itali

Sikurse e tregoi edhe në linjën e jetës “prime”, Heidi rreth moshës 19- 20 vjeç është marrë edhe me modeling. Në linjën e saj të jetës, konkurrentja zgjodhi që të mos fliste për eksperiencat e saj në modeling, duke u fokusuar vetëm te familja dhe jeta e saj mes Shqipërisë dhe Italisë.

Të fundit