Flash News

POLITIKOFF

Me daljen publike me të dashurën e re, Pique shkeli marrëveshjen me Shakirën

Me daljen publike me të dashurën e re, Pique shkeli marrëveshjen

Sipas mediave të huaja - kryesisht spanjolle - thuhet se Shakira është shumë e zemëruar me ish-burrin e saj, Gerard Pique, për daljen publike me të dashurën e re. Futbollisti spanjoll është fotografuar duke e puthur me pasion studenten 23 vjeçare, Clara Chia Marti, në festivalin ‘Summerfest Cerdanya’ të Katalunisë.


Dalja publike e 35-vjeçarit me partneren e re vjen tre muaj pas ndarjes nga këngëtarja 45 vjeçare, me të cilën ka dy fëmijë. Clara punon në kompaninë e mbrojtësit të Barcelonës, Kosmos, në zyrën për Marrëdhëniet me Publikun – ka thënë një burim për The Sun, duke shtuar se ata kanë qenë në lidhje disa muaj para se të merrej vesh, ndërsa kanë arritur ta mbajnë të fshehtë marrëdhënien e tyre.

Këngëtarja kolumbiane është e hidhëruar me ish-bashkëshortin e saj që ka dalë menjëherë në publik me të dashurën e re. Sipas burimeve, ata kanë pasur një marrëveshje që të mos dilnin me partnerët e rinj në vitin e parë të ndarjes.

Të fundit