Flash News

POLITIKOFF

“Më dhemb gjithçka”, Selena Gomez rrëfen pjesën më të errët të jetës së saj në dokumentarin e ri

“Më dhemb gjithçka”, Selena Gomez rrëfen

Selena Gomez ka rrëfyer shpesh mbi betejën e saj të vazhdueshme me sëmundjen e Lupusit. Së fundmi ajo rrëfeu në dokumentarin e saj në Apple TV + se kur u përkeqësua në një ekstrem në vitin 2020, saqë ajo e gjeti veten në dhimbje torturuese kudo në trup.

“Më dhemb gjithçka”, Selena Gomez rrëfen

Këngëtarja shihet gjatë një pjese të dokumentarit të saj të ri të Apple TV+, “My Mind & Me”, teksa shpërthen në lot kur flet për sëmundjen e saj autoimune. Gomez thotë:

"Nuk e kam ndjerë që kur isha më e re. Tani thjesht dhemb. Sikur, në mëngjes kur zgjohem, menjëherë filloj të qaj se më dhemb, gjithçka. Unë mendoj se e kaluara ime dhe gabimet e mia, janë ato që më shtyjnë në depresion."

“Më dhemb gjithçka”, Selena Gomez rrëfen

Gomez merr një telefonatë nga mjeku i saj, i cili e informon se dhimbja vjen nga një mbivendosje e Lupusit dhe Miozitit, që shkakton dhimbje dhe dobësim të muskujve. Mjeku sugjeron një dozë tjetër të një ilaçi të quajtur Rituxan, i cili do ta shpëtonte nga dhimbjet e kyçeve për një “vit apo më shumë”.

"Unë thjesht ndihem gjithmonë më mirë kur kam përgjigje, por Rituxan ishte vërtet e vështirë për t’u bërë herën e fundit. Janë rreth katër orë, pesë orë. Është vërtet e vështirë për sistemin tuaj në fillim, por është në rregull."

Ylli i “Only Murders in the Building” shfaqet më pas duke iu nënshtruar trajtimit në një institucion mjekësor dhe pranon se mjekët i dhanë asaj një ilaç “për t’u çlodhur” sepse ajo “nuk mund të durojë të qëndrojë pa lëvizur”. Selena zbuloi në vitin 2014 se kishte Lupus dhe iu nënshtrua kimioterapisë për ta trajtuar atë.

Hailey Bieber dhe Selena Gomez duket se kanë lënë pas në të kaluarën çdo mëri dhe hatërmbetje që ka ekzistuar mes tyre. Dyshja janë parë duke bërë fotografi së bashku gjatë një eventi në Los Angeles dhe duhet thënë që dukeshin shumë të lumtura. Vajzat hodhën poshtë thashethemet për një grindje për shkak të marrëdhënieve të tyre me Justin Bieber.

Të fundit