Flash News

POLITIKOFF

"Më duhet t'ju them të vërtetën", Arnold Schwarzenegger mundohet t`i hapë sytë popullit rus

"Më duhet t'ju them të vërtetën", Arnold

Arnold Schwarzenegger i ka dërguar një mesazh popullit rus pas pushtimit të Ukrainës, duke thënë se ai duhej t'u "tregonte të vërtetën" për arsyet e qeverisë së tyre për të shkuar në luftë.

Në video-mesazhin e shpërndarë nga llogaria e tij në Twitter, legjenda e Hollywood-it iu drejtua edhe ushtarëve rusë, duke u thënë atyre: "Jetët tuaja, gjymtyrët tuaja, e ardhmja juaj, po sakrifikohen për një luftë të pakuptimtë të dënuar nga e gjithë bota".

Schwarzenegger, i cili u rrit në Austri, më herët tha se babai i tij kishte luftuar në Leningrad gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe e kaloi pjesën tjetër të jetës duke luftuar me dhimbje fizike dhe faj nga ajo që përjetoi atje. Ish-guvernatori i Kalifornisë i tha popullit rus për pushtimin e Ukrainës: "Disave nga ushtarët (të Rusisë) iu tha se do të luftonin kundër nazistëve. Disave u tha se populli ukrainas do t'i përshëndeste si heronj, asnjë nga këto nuk është e vërtetë."

Ai vazhdoi: "Për ushtarët rusë që dëgjojnë këtë transmetim, ju tashmë e dini shumë të vërtetën që kam folur. Ju e keni parë atë me sytë tuaj. Kjo nuk është luftë për të mbrojtur Rusinë që kanë bërë gjyshërit tuaj apo stërgjyshi juaj. Kjo është një luftë ilegale."

Të fundit