Flash News

POLITIKOFF

"Më ka kontrolluar gjithë jetën", vajza e Madonnës tregon se sa fanatike është mamaja e saj  

"Më ka kontrolluar gjithë jetën", vajza e Madonnës

Vajza e madhe e mbretëreshës së popit, Madonnës, Lourdes Leon ka treguar në një intervistë  për "Interview Magazine" se këngëtarja në fakt është një mama shumë fanatike.

"Më ka kontrolluar gjithë jetën", vajza e Madonnës

"Mamaja ime është një fanatike dhe më ka kontrolluar gjithë jetën time. Kisha nevojë të isha plotësisht e pavarur prej saj sapo mbarova shkollën e mesme."

Leon, e cila është dhe modele, tha se një nga mënyrat se si e gjeti pavarësinë e saj ishte duke paguar vetë për shkollimin e saj në kolegj dhe apartamentin në Nju-Jork, pavarësisht pasurisë së madhe të nënës së saj.

"Më ka kontrolluar gjithë jetën", vajza e Madonnës

"Nuk marr asnjë ndihmë në familjen time. Natyrisht, unë u rrita me shumë privilegje. Nuk mund ta mohoj këtë. Por unë mendoj se nëna ime duke parë të gjithë fëmijët e tjerë të njerëzve të famshëm, tha: ‘Fëmijët e mi nuk do të jenë kështu’. Gjithashtu, mendoj se nëse prindërit tuaj paguajnë për gjërat, atëherë u jep atyre pushtet mbi ju."

Të fundit