Flash News

POLITIKOFF

"Më ka marrë malli", Rudina Hajdari poston foto me të atin nga fëmijëria: Ti sot do të ishe 58 vjeç

"Më ka marrë malli", Rudina Hajdari poston foto me të
Foto ilustruese

Deputetja Rudina Hajdari ka kujtuar babain e saj, “pishtarin e  demokracisë” Azem Hajdarin. Nëse do të jetonte, ky i fundit do të festonte sot 58 vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë për të, Hajdari ka postuar një foto me të atin e saj, krahas së cilës shkruan se "I shtrenjti im! Ti sot do të ishe 58 vjeç, dhe unë do të përqafoja fort ashtu siç bëja kur isha e vogël e hidhesha në krahët e tua dhe ndihesha njeriu më i lumtur në botë. Jam e sigurt se na sheh nga lart dhe të premtoj se do bëj gjithçka që ti të ndihesh krenar për mua. Më ka marrë malli!"

Azem Hajdari nderroi jetë më 12 shtator të 1998-ës, si pasojë e një atentati në Tiranë.

"Më ka marrë malli", Rudina Hajdari poston foto me të

Të fundit