Flash News

POLITIKOFF

"Më ka vdekur mamaja nga kanceri", Sabiani shpërthen në lot

"Më ka vdekur mamaja nga kanceri", Sabiani shpërthen në

Mbrëmë në Big Brother Vip, vëllai i madh i ka caktuar banorëve të flasin dhe të diskutojnë për Tetorin Rozë - që është Muaji Ndërkombëtar i Kancerit të Gjirit.

Banorët nisën të tregojnë historitë e tyre - nga të afërmit apo ata që njihnin që ishin prekur nga kjo sëmundje. Në një moment, Sabiani ka nisur të qajë me ngashërim duke pohuar se mamaja e tij ishte ndarë nga jeta pikërisht nga kanceri. Jo i gjirit, por nga ai i mitrës.

Në videon më poshtë mund të shihni momentin kur artisti shqiptar shpërthen në lot kur flet për humbjen e nënës së tij e cila humbi betejën me kancerin dhe nuk arriti dot as ta shihte të birin në skenë.

Banorët e tjerë i afrohen për ta ngushëlluar pasi ai i përloti të gjithë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Të fundit