Flash News

POLITIKOFF

“Më kapi nja dy mesazhe”, Doktori i Fiksit rrëfen shkakun e divorcit: Ish-gruaja më mori dhe shtëpinë

“Më kapi nja dy mesazhe”, Doktori i Fiksit rrëfen shkakun

Gentjan Pjetri, ose ndryshe i njohur si "Doktori i Fiksit" ka rrëfyer shkakun e divorcit me ish gruan.

I ftuar në emisionin 'Glamour Zone', në Rtv Ora, Genti ka treguar se divorci për të nuk ka qenë i lehtë.

 “Nuk di ta them saktë pse u divorcova, por ishte edhe faji im. Qe thjesht një gabim i imi, nuk e tradhtova por një flirt. Absolutisht nuk ishte tradhti, ajo e di që se kam tradhtuar, por ta mendojë si të dojë. Më kapi nja dy mesazhe në celular dhe u nda.

Nuk flasim fare, është gabim shumë i madh të thuash “u ndamë shumë mirë”. Nuk ka ndarje të mira, nga kjo humba unë sepse shtëpinë e ka ajo, por jo unë. Edhe kaq.

Jo tradhti jo, flirt e pranoj dhe i kërkoj ndjesë. Për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë. Tani s’ka më rëndësi”, tha ai.

Të fundit