Flash News

POLITIKOFF

"Më mekin", vajza e ish-deputetes ‘thumbon’ moderatoren shqiptare: E nisi duke rregulluar bluza, më pas u bë autore

"Më mekin", vajza e ish-deputetes ‘thumbon’

Ada Deda, vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Albina Deda ka folur lidhur me çiftin më të ri të showbizz-it, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani.

Gjatë xhirimeve të emisionit "Best Deal" në Klan TV, Ada dhe një nga të ftuarat, Keisli kanë hedhur thumba mbi çiftin. Mirëpo në momentin që vajzat komentonin Argjirën dhe Gracianon, nuk e dinin se kamerat vazhdonin të filmonin.

“Më mekin shumë, bëjnë si super VIP-a, i shikoj kudo", tha Keisli. Më pas ishte Ada e cila hodhi disa kunja mbi mënyrën se si Argjira u bë "e famshme".

"Më mekin", vajza e ish-deputetes ‘thumbon’
Ada Deda

Argjira e nisi te Topi duke rregulluar disa bluza e pastaj u bë autore e “She’s on Top” dhe prezantuese. Dilte te “E diell” në Top Channel, merrte një bluzë e priste mëngët e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq u bë e famshme", tha Ada.

Të fundit