Flash News

POLITIKOFF

"Më mirë larg fëmijëve sesa toksik", rrëfimi i Armand Pezës: Prindërimi, karriera dhe ‘çmenduria’ e dasmave

"Më mirë larg fëmijëve sesa toksik", rrëfimi

Armand Peza, një nga emrat më të njohur në industrinë e eventeve në Shqipëri, ka bërë një rrëfim ndryshe, një reflektim të thellë mbi prindërimin dhe një alarm të fortë për mënyrën se si dasmat shqiptare po transformohen nga presioni i rrjeteve sociale.

I ftuar në emisionin “Elevate” të Floriana Garos, themeluesi i “Geraldina Sposa” pranoi vështirësinë e balancimit mes karrierës intensive dhe jetës familjare.

Ai zbuloi se kur është i "zhytur" në punë, bëhet i padurueshëm.

“Kam frikë se nuk rri mjaftueshëm me fëmijët, por më mirë të jem larg sesa të më dëgjojnë duke bërtitur dhe të bëhem toksik”, tha Peza.

Peza theksoi rolin kyç të bashkëshortes së tij, Marcela, duke e cilësuar si “shtylla e familjes” që e ka menaxhuar prindërimin në mënyrë të jashtëzakonshme.

Duke kaluar te profesioni i tij, Peza nuk kurseu kritikat për ndikimin e Instagramit te çiftet e reja.

Sipas tij, dasmat shqiptare janë shndërruar në një garë për të treguar luks dhe për të tejkaluar të tjerët.

“Nuk po bëni dasmë për veten, po konkurroni me shoqen e zyrës”, deklaroi ai, duke vënë në dukje se presioni social po i shtyn të rinjtë të shpenzojnë shuma marramendëse, shpesh përtej mundësive financiare.

Ndiq intervistën e plotë: 

 

Të fundit