Flash News

POLITIKOFF

‘’Më përdori për interes’’ pas deklaratës së Tanit, reagon Monika: Shoqëria e pastër nuk vdes kurrë

‘’Më përdori për interes’’ pas

Monika Lubonja edhe kësaj radhe nuk ka kursyer ironinë për Ilir Shaqirin. Aktorja dhe ish-banorja e BBV, së fundmi publikoi një video ku shihej bashkë me koreografin Tan Brama.

Ky i fundit një ditë më parë bëri bujë me deklaratën ku e quante Ilirin ‘’interesaxhi’’.

Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”, tha Tani gjatë intervistës së tij në Top Albania Radio.

Pas kësaj deklarate ai bashkë me Monikan kanë hedhur një video ku duket qartë se janë kunja dhe ironi për fituesin e Big Brother Vip Albania.

Monika Lubonja: Në këtë mbrëmje të bukur unë jam takuar me një nga miqtë e mi më të mirë, por e kisha shumë kohë më parë… Tani.

Tan Brama: Monika kënaqësi që të pashë!

Monika Lubonja: Tani je i mrekullueshëm edhe rroftë sa më shumë miqësia jonë.

Tan Brama: Faleminderit edhe shoqëria e pastër nuk vdes kurrë!

Të fundit