Flash News

POLITIKOFF

"Më propozuan të mbillja flokët", Blendi Fevziu tregon historinë epike

"Më propozuan të mbillja flokët", Blendi Fevziu tregon

Blendi Fevziu është një nga figurat kryesore të ekranit shqiptar dhe prej vitesh identifikohet dhe me pamjen e tij, pra mungesën e flokëve. I ftuar dje pasdite në emisionin "Rudina", Blendi ka treguar se nuk është tunduar asnjëherë që të zgjasë flokët.

Ai madje ka treguar dhe si i është propozuar t`i mbjellë dhe ka rrëfyer për dhuratën epike që donin t`i bënin.

“Madje, para ca kohësh isha duke u kthyer nga Kosova, më merr një miku ynë që del përditë në televizor e më thotë 'dëgjo, kemi një specialist shumë të famshëm grek që merret me mbjelljen e flokëve dhe do të gjejë një figurë publike, t’ia bëjë si dhuratë, t’ia mbjellë'. I thashë  'shiko, nuk ka problem, po të jap unë dy-tre emra'. 'Jo, donte me ty',  tha, 'jo, faleminderit më lër rehat', i thashë. S’më ka shqetësuar kurrë, as e kam menduar ndonjëherë,"- tregoi Blendi.

"Më propozuan të mbillja flokët", Blendi Fevziu tregon

Të fundit