Flash News

POLITIKOFF

"Më ra tensioni", Arian Konomi kërkon ndjesë publike për situatën Hysen-Alvisa

"Më ra tensioni", Arian Konomi kërkon ndjesë publike

Situata Alvisa-Hysen në "Përputhen" në Top Channel, ka ngjallë shumë debate, madje edhe nga shoqatat e grave, për shkak të shantazhit që Hyseni ka bërë ndaj Alvisës - e cila më pa ska treguar dhe për dhunën që ka ushtruar ish i dashuri ndaj saj.

Në disa përgjime, që ish-konkurrenti i “Për’puthen” i kishte bërë Alvisës, doli që kanë qenë në komunikim gjatë gjithë kohës. Alvisa tha se ka folur me të, që “ta marrë me të mira e të bindë të mos i publikojë videot, ku ajo duket jashtë programit me Bashkimin”, ndërsa Hyseni e kishte shantazhuar se “nëse nuk le emisionin, do i publikoj të gjitha gjërat”. Alvisa më pas tregoi prova të dhunës, shantazhit dhe kërcënime të Hysenit ndaj saj.

Arjani u acarua nga fakti se Alvisa kishte gënjyer gjatë gjithë kësaj kohe, gjithashtu u prek dhe pati shpërthime emocionale.

Në emisionin e sotëm, opinionisti kërkoi falje, teksa tha se në atë situatë të papritur, i mori rrjedha e ngjarjes së papritur dhe nuk po mund të arsyetonin.

Më ra tensioni, u ndjeva keq, u kërkova ndihmë vajzave të emisionit. Situate ime fizike shkaktoi tronditje shumë të madhe. Kërkoj ndjesë publike që nuk e dënova shantazhin e hapur ndaj Alvisës”.

Të fundit