Flash News

POLITIKOFF

Me shumë vështirësi doli nga Ukraina, takimi emocionues i balerinit të njohur me bashkëshorten

Me shumë vështirësi doli nga Ukraina, takimi emocionues i

Blerini i njohur i "Dancing With the Stars" - i cili ka postuar përditësime në mediat sociale nga vendlindja e tij, Ukraina në mes të pushtimit të Rusisë - u ribashkua emocionalisht me gruan e tij, Peta Murgatroyd, në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit të mërkurën.

Të dy dhanë një përqafim të gjatë dhe shumë emocionues në terminalin e aeroportit, siç shihet në fotot e shkrepura nga paparacët. Murgatroyd, 35-vjeçe, më parë u kërkoi fansave në Instagram që të luteshin për kthimin e sigurt të burrit të saj.

“Unë zakonisht nuk i kërkoj këto gjëra nga rrjeti im i mediave sociale, megjithatë sot është jashtëzakonisht e vështirë dhe disa të tjera do të jenë edhe më të vështira”, shkroi ajo javën e kaluar.

Me shumë vështirësi doli nga Ukraina, takimi emocionues i

“Dhimbja ime është dërrmuese dhe unë jam duke luftuar, por ju nëse dërgoni dritën dhe dashurinë tuaj pozitive ndaj tij do të thotë bota për mua. Me të vërtetë, nuk dëshiroj asgjë më shumë.”

Murgatroyd vazhdoi, duke u kërkuar fansave që "ju lutemi, luteni që ai të kthehet në shtëpi së shpejti".

 “Ju lutemi, lutuni për Ukrainën dhe civilët e pafajshëm, jetët e të cilëve janë duke u çrrënjosur shumë. Unë e dua këtë vend, disa herë që e kam vizituar dhe ata janë në një situatë të pamatshme.”

Chmerkovskiy, 42 vjeç, ishte në Ukrainë si pjesë e jurisë së versionit ukrainas të "World of Dance" ndërsa Murgatroyd ishte në Los Anxhelos me djalin e tyre 5-vjeçar, Shai. Ish-kampioni i "mirrorboll" filloi të postonte video nga Ukraina në mes të pushtimit dhe vazhdoi të dokumentonte udhëtimin e tij teksa tentoi të ikte.

“[Ka] shumë luftime kudo. Rrugët janë të çmendura. Në një moment u arrestova. … Por gjithçka mirë, premtoj,” tha Chmerkovskiy në një nga videot e tij.  Të hënën, Chmerkovskiy ndau një tjetër përditësim, duke informuar fansat se ai ishte në gjendje të dilte nga Ukraina dhe kishte mbërritur në Poloni.

“Ne po shkojmë në Varshavë (shpresojmë). Treni për në Lviv nuk ishte një opsion. Situata në stacionin e trenit është e çmendur,” shpjegoi ai. "Në fillim ndihet i menaxhueshëm, por bëhet SHUMË më keq kur vjen koha për të hipur në tren."

Të fundit