Flash News

POLITIKOFF

Me sytë nga qielli, Ronaldo ia dedikon golin vogëlushit të tij të ndjerë

Me sytë nga qielli, Ronaldo ia dedikon golin vogëlushit të tij

Cristiano Ronaldo ia dedikoi golin e tij të 100-të në Premier League djalit të tij i cili ndërroi jetë vetëm pak pas lindjes.

Duke ngritur krahun e majtë drejtuar nga qielli, Ronaldo ia kushtoi golin vogëlushit duke mos e festuar atë si ccdo herë tjetër me shokët e e United. Cristiano shënoi në pjesën e parë në ndeshjen me Arsenal, raporton Daily Mail

Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez njoftuan pesë ditë më parë se një nga binjakët e tyre të porsalindur kishte ndërruar jetë. Sulmuesi 37-vjeçar më pas iu dha leja nga klubi për të qenë me familjen e tij pas humbjes së tyre.

Ai u la jashtë skuadrës që humbi 4-0 në Liverpool të martën, por mori pjesë në një seancë të plotë stërvitore në Carrington me shokët e skuadrës dhe ka vazhduar të stërvitet këtë javë.

Të fundit