Flash News

POLITIKOFF

Më të dashuruar se kurrë! J.Lo dhe Ben Affleck bëhen nostalgjikë, rikthejnë "Jenny from the Block"

Më të dashuruar se kurrë! J.Lo dhe Ben Affleck bëhen

Lidhja e tyre u konfirmua nga fotot që qarkullonin në internet dhe rrjetet sociale, pavarësisht se nga çifti Affleck dhe Lopez nuk pati asnjë reagim.

Por para dy ditësh, ishte vetë Jennifer Lopez që konfirmoi lidhjen e saj me Ben Affleck. Lopez postoi në Instagramin e saj disa foto me rastin e 52-vjetorit të saj, ku u shfaq qartazi marrëdhënia e shkëlqyer që ajo ka me partnerin.

Çifti u pa teksa shkëmbenin puthje pasionante me njëri-tjetrin duke i dhënë fund pritjes së një konfirmimi nga ana e tyre.

Sipas zërave, thuhet se dyshja është shpërngulur drejt brigjeve të Francës për të kaluar disa ditë çlodhëse me njëri-tjetrin. E mesa duket dyshja ka vendosur të bëhen nostalgjikë duke u kthyer pas në kohë, shumë vite kur lidhja e tyre nisi për herë të parë.

Të shtrirë na jahtin luksoz, Affleck dhe J.Lo kanë risjellë një skenë tepër pasionante të ngjashme me atë të klipit të xhiruar në vitin 2002, në këngën "Jenny from the Block", ku ishte protagonist i dashuri i J.Lo asokohe, pikërisht Ben Affleck.

Të fundit