Flash News

POLITIKOFF

'Më telefonoi nga Haga', Mozzik tregon bisedën me Kadri Veselin

'Më telefonoi nga Haga', Mozzik tregon bisedën me Kadri

Mozzik ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me ish-kreun e Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli. Prej vitesh, ai ka ndarë me ndjekësit raportin e tyre, duke e mbështetur gjithnjë Veselin. 

Madje ai e ka vizituar atë në burgun e Hagës, ku Veseli ndodhet prej gati dy vitesh. Ndërkohë, së fundmi ka qenë ish-kryeparlamentari ai që e ka telefonuar Mozzik për ta uruar për festat e fundvitir. 

Përmes një postimi në mediat sociale Mozzik ka zbuluar bisedën me mikun e tij të veçantë. 

"Më herët më telefonoi nga Haga !  Edhe nga aj vend i bjen nërmend me na uru për festa e për një vit të mbarë. Mirë ish shumë , të fala tha mi bën gjithëve!

I thash edhe na jemi mirë të gjithë , veq nuk mujta pa i thënë qe kurrë më shumë se sot vendi ynë ka nevojë për ty e shokët tu. Deri në takimin e radhës shihemi 

#UÇK #KadriVeseli"- shkruan Mozzik. 

Procesi gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë pritet të nisë në muajin mars. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë që nga viti 2020. Gjykimi i tyre pritetet të kenë një përballje të fortë e të gjatë me prokurorë e gjykatës të Dhomave të Specializuara.

Të fundit