Flash News

POLITIKOFF

“Më vjen keq vetëm për Poin”: Ledri rrëfen ndarjen nga Sara: Ndoshta do ishim ende bashkë po të ishte më private

“Më vjen keq vetëm për Poin”: Ledri rrëfen

Ledri Vula ndau disa detaje të reja nga jeta e tij personale në intervistën e dhënë për Arbana Osmanin në episodin e parë të emisionit të saj në YouTube, “Mirëmbrëma yje.”

Mes të tjerash, Ledri foli hapur për lidhjen e tij me Sarën, nga momentet e shtatzënisë deri te ndarja e tyre, për të cilën pranoi se nuk ka bërë një reflektim të thellë.

Pjesë nga biseda:

Ledri: "Unë dhe Sara jemi dy tipa të kundërt, dhe pikërisht kjo na ka ndihmuar të funksionojmë si çift."

Arbana: "Po çfarë nuk funksionoi?"

Ledri: "S’e di, as nuk jam ndalur ta mendoj dhe as nuk dua ta mendoj tani."

Arbana: "Të vjen keq?"

Ledri: "Më vjen keq vetëm për Poin. Për diçka tjetër, jo."

I pyetur nëse pendohet që lidhja e tyre ka qenë kaq e ekspozuar në publik, ai u shpreh se për shkak të karrierës së tij, kjo ishte e pashmangshme. Gjithsesi, ai tha se nëse Sara do të kishte zgjedhur një profil më të privat, ndoshta gjërat do kishin rrjedhur ndryshe mes tyre.

Të fundit