Flash News

POLITIKOFF

"Më vjen për të qarë sa herë të shikoj"/ Një javë mama, Orinda Huta dedikim plot dashuri për Ataran

"Më vjen për të qarë sa herë të shikoj"/

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Atara.

Lajmi i ardhjes në jetë të Atarës e ka gëzuar pa masë çiftin sa që nuk reshtin së postuari foto në rrjete sociale. 

Së fundmi, moderatorja ka postuar disa foto në Instagram të shkrepura gjatë javës së parë të Atarës në shtëpinë e tyre dhe ka shkruar fjalët më të ëmba për të.

“Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14-vjeçare”, ka shkruar Orinda.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

Të fundit