Flash News

Kosova

Mediat e Kosovës: Në fjalimin e tij të parë si president, Begaj nuk përmend Kosovën

Mediat e Kosovës: Në fjalimin e tij të parë si president,

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë sot betimin dhe sapo mbajti fjalimin dhe para presidencës. Më herët ai mbajti fjalimin e tij të parë në parlament në seancën e posaçme ku ndër të tjera ai foli për luftën në Ukrainë dhe tha se pasojat e saj i prekin edhe shqiptarët, por që gjithsesi shqiptarët janë të rreshtuar në anën e duhur krah aleatëve.

“Lufta e Ukrainës e ka futur botën në një tjetër krizë, duke zgjuar kujtimet e errëta të pasoja katastrofike që prodhon lufta. Askush nuk mund të jetë i përjashtuar nga pasojat e saj, as Shqipëria dhe shqiptarët, të cilët janë rreshtuar në anën e duhur krah aleatëve”, tha ai.

 Pas fjalimit të tij, mediat në Kosovë, si Gazeta Express shkruajnë se në fjalimin e tij të parë, Begaj as nuk e përmendi Kosovën.

Të fundit