Flash News

POLITIKOFF

Mediat serbe e konsideruan skandal këngën e Leonora Jakupit për UÇK, reagon këngëtarja: Krenari

Mediat serbe e konsideruan skandal këngën e Leonora Jakupit për

Leonora Jakupi është një nga këngëtarët që përveç hiteve që ka prodhuar ndër vite, njihet edhe për këngët patriotike. Para pak ditësh, ajo ka publikuar këngën e saj më të re, që titullohet "Komandant" dhe në video Jakupi shfaqet  me kapuç me emblemën e UÇK-së.

Kjo këngë i dedikohet pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Kjo ka bërë që këngëtarja e njohur shqiptare, e cila edhe vet është bijë e një dëshmori të rënë në luftën e Kosovës - të përflitet në mediat serbe, konkretisht "KoSSev".

Kaq ka mjaftuar dhe lajmi për artisten drenicase të shpërndahet në shumë media serbe.

Ndërkohë, titulli i një gazete serbe ishte:

“Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën Uçk dhe këndon për nder të terroristëve”.

Mediat serbe e konsideruan skandal këngën e Leonora Jakupit për

Kjo ka bërë që reagimi i Leonorës të jetë i menjëhershëm në profilin e saj në instagram, ku shkruan:

“Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar."

Mediat serbe e konsideruan skandal këngën e Leonora Jakupit për

Leonora ka njoftuar ndjekësit e saj se pas këngës “Komandant” një këngë tjetër do të vijë me titullin "Liria ka Emer”.

Mediat serbe e konsideruan skandal këngën e Leonora Jakupit për

Të fundit