Flash News

POLITIKOFF

Mediat shkruajnë se Bora Zemani dhe Olsa Muhameti do largohen nga "Përputhen"

Mediat shkruajnë se Bora Zemani dhe Olsa Muhameti do largohen nga

Prej disa kohësh përflitej se Olsa Muhameti do të largohej nga "Përputhen", kjo për shkak të disa ngacmimeve që ajo ka bërë disa herët nëpër story.

Ajo u shpreh më herët se kishte nevojë të largohej paska nga ekrani dhe të bënte një pushim të gjatë. Komente të cilat me të qeshur më pas i ka mohuar duke thënë se "nuk ikën nga 'Përputhen'".

Por këto orët e fundit, në mediat online përflitet se përveç Olsës edhe Bora do largohen nga "Përputhen". Përflitet se Olsa dhe Bora mund të zëvendësohen nga Luana Vjollca, e cila e ka gjithmonë derën të hapur në “Top Channel”.

Madje, Luana tregoi më herët se ishte në punë e sipër për një emision ‘dating’, ndaj emisioni i ri mund të mos mbajë fare as emrin “Përputhen”.

Mendohet që Luana do të jetë si autore, ashtu edhe moderatore e këtij emisioni pas “Përputhen”, por ka edhe një pistë tjetër “dyshimesh”. Thuhet se dy emra të tjerë që mund të zëvendësojnë Borën mund të jenë Zefina Hasani dhe Klea Huta. Zefina ka qenë edhe më parë autore dhe bashkëautore në disa emisione të Top Channel si “The Voice”, “Hell’s Kitchen”, “Pasdite” etj, ndërsa Klea aktualisht drejton “Këngë moj” në “Vizion plus”.

Të fundit