Flash News

POLITIKOFF

Megan Fox zgjedh stilisten shqiptare Nensi Dojaka për në premierën e dokumentarit të Machine Gun Kelly

Megan Fox zgjedh stilisten shqiptare Nensi Dojaka për në

Një tjetër yll ndërkombëtar e ka zgjedhur stilisten shqiptare Nensi Dojaka-n si stilisten e saj. Megan Fox shkëlqeu në paraqitjen e saj të fundit teksa mbështeti të fejuarin e saj Machine Gun Kelly në premierën e dokumentarit të tij të Hulu “Machine Gun Kelly’s Life in Pink” në Neë York.

Ylli i “Jennifer’s Body”, kishte zgjedhur që flokët e saj brune t’i kthente në një nuancë bionde me hije rozë dhe dukej si një kukull e vërtet Barbie. Fox kishte veshur një fustan ngjyrë rozë me rripa.

Megan Fox zgjedh stilisten shqiptare Nensi Dojaka për në

Kujtojmë se reperi i njohur Machine Gun Kelly ka rrëfyer së fundmi një moment të vështirë të jetës së tij, kur vuri një armë të mbushur në gojë ndërsa ishte në telefon me Megan Fox. Në dokumentarin e tij të ri, “Life in Pink”, rokeri rrëfeu detajet e një nate të errët në korrik 2020 kur sapo kishte humbur babanë e tij.

Të fundit