Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Meghan Markle akuza Pallatit Mbretëror: Vazhdojnë ende të gënjejnë për ne
Intervista e Meghan Markle dhe Princit Harry me Operah Wnmfrey që do të transmetohet këtë të diele në CBS po pritet me kërshëri të madhe nga e gjithë bota - të paktën nga ata që ndjekin ngjarjet mbretërore dhe të gjithë anëtarëve të saj
Largimi i Meghan Markle dhe Princit Harry nga mbretëria angleze, duke u tërhequr nga të gjithë titujt mbretërorë ishte një nga lajmet më të zhurmshme dhe më të komentuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Për herë të parë, çifti do të flasin hapur lidhur me gjithçka çfarë ka ndodhur dhe sa shumë janë sulmuar nga mediat angleze. Deri tani janë postuar disa fragmente nga intervista. Në fragmentin e radhës,
Markle akuzon familjen mbretërore se vazhdon ende të gënjejë për ta. Kur Oprah pyeti Meghan, “Si ndiheni që Pallati Mbretëror po ju dëgjon teksa thoni të vërtetën tuaj sot?”
“Nuk e di se si ata mund të presin që pas gjithë kësaj kohe të qëndronim në heshtje kur ata po luajnë një rol aktiv në përjetësimin e gënjeshtrave të vazhdueshme për ne”, ka thënë Meghan Markle.
Po ashtu, Dukesha e Sussex ka thënë se aho dhe Harry janë të vetëdijshëm që pas kësaj interviste do të humbasin shumë, teksa shton:
“Megjithatë ne kemi humbur shumë tashmë”.