Flash News

POLITIKOFF

Meghan Markle - Dukesha e Sussex - përlotet për Mbretëreshën e ndjerë Elizabeth

Meghan Markle - Dukesha e Sussex - përlotet për Mbretëreshën

Meghan, Dukesha e Sussex është fotografuar nga mediat britanike teksa qau ndërsa arkivoli i Mbretëreshës u vendos në makinën e funeralit së shtetit për udhëtimin e saj të fundit në Windsor.

Bashkëshortja e Princit Harry, i cili dha dorëheqjen si një anëtar i familjes mbretërore në vitin 2019, u largua nga Westminster Abbey dorë për dore me burrin e saj pasi mori pjesë në funeralin shtetëroR.

Meghan Markle - Dukesha e Sussex - përlotet për Mbretëreshën

Kujtojmë se Meghan në intervistat e saj ka treguar se marrëdhënia e saj me Mbretëreshën e ndjerë ka qenë përherë e shkëlqyer dhe po ashtu, Princi Harry - thuhet në mediat e huaja dhe ato sociale - ka qenë nipi i preferuar i Mbretëreshes.

Meghan Markle - Dukesha e Sussex - përlotet për Mbretëreshën

Për Meghan Markle dhe Princin Harry, këto ditë kanë qenë të vështir, pasi përveç që humbën gjyshen, duhej të përballeshin dhe me komentet negative dhe urrejtjen e britanikëve dhe mediave britanike.

Të fundit