Flash News

POLITIKOFF

Menaxheri i Meridianit: Fansat e Donaldit na kërcënojnë familjen

Menaxheri i Meridianit: Fansat e Donaldit na kërcënojnë familjen

Meridian Ramçaj është banori më i ri i "Big Brother Vip", i cili u bë pjesë e shtëpisë më të famshme të momentit të premten që lamë pas.

Që në fillim të hyrjes së tij, Meridiani ka krijuar shumë situata në shtëpui dhe ka krijuar shumë debate po ashtu.

Për Meridianin kjo nuk është një eksperiencë e re, pasi ai ka qenë pjesë e kësaj shtëpie edhe më parë, në "Big Brother Albania 7" e për këtë arsye një pjesë e publikut nuk e priti mirë hyrjen e tij si edhe besojnë se Meridiani është i infiltruar nga produksioni për të nxitur debate e veçanërisht për të sulmuar Donaldin

Në rrjetin social Instagram, menaxhuesi i faqes së Meridianit ka reaguar duke postuar dy video të tij në Big Brother ku Meridiani sqaron qëndrimet, bashkangjitur dhe me këtë shkrim:

Mesazheve te shumta shume ofenduese personalisht për Meridianin dhe familjen e tij nga fansa me account fake te Donaldit (specifikojme pasi janë vetëm te tij dhe shume pak te Semit e askujt tjeter) , deklarata negative nga ish konkurente te tjere te Big Brother qe ndryshe nga Meridiani jane lutur për te qene pjese e ketij formati dhe nuk jane pranuar, deklarata nga persona pseudo ‘publike’ qe kerkojne te ulin figuren e Meridianit dhe produksionit te “Big Brother VIP”  ne kete rrugetim te tij prej vetem 3 ditesh duke thene qe eshte i infiltruar. Meridiani u jep vete pergjigje ne keto dy video! Meridiani nuk ka asgje personale as me Donaldin dhe me askend ne ate shtepi, ka te drejten e tij te jape pelqimet dhe mendimet e tij për cdokend aty ashtu si dhe të tjerët bejne. Ai nuk ka qene as eshte i interesuar te beje pjese ne grupe sic jane krijuar e nuk mohohen dot nga askush qe ndjek BB VIP. Ka ardhur për te vazhduar kete rrugetim i vetem sic ai thote dhe pa ‘paterica’! Ju urojme te gjithe banoreve suksese, por fansat e cdo personazhi aty duhet te ndalojne se denigruari dhe kercenuari familjet e te tjereve. Harxhoni energjine tuaj për te mbeshtetur ate qe pelqeni e mos tregoni qe realisht nje person mbeshtetet nga geto kriminelesh!"

Menaxheri i Meridianit: Fansat e Donaldit na kërcënojnë familjen

Videot për të cilat menaxheri i faqes flet janë ripostuar nga faqja zyrtare e "Big Brother Vip" por faqja e Meridianit është private, ndaj më poshtë keni videot për të cilat flet sqarimi:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit