Flash News

POLITIKOFF

Menaxheri i njohur vjen me tjetër reagim të gjatë për Nora Istrefin: I mungon serioziteti në punë

Menaxheri i njohur vjen me tjetër reagim të gjatë për Nora

Një deklaratë e Alesio Aliaj se Nora Istrefi ishte këngëtarja nga e cila ka dalë në humbje, nisi një përplasje ‘’virtuale’’ mes tij dhe këngëtares së njohur. Kjo e fundit ditën e djeshme iu përgjigj Aliajt duke hedh poshtë deklaratën e tij e duke e akuzuar për jo seriozitet në punë.

"Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi pati mjaftueshëm publik duke e marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve. Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë dhe i nxorri në shitje biletat. Por në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në Shqiptari dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoi që fansat të mos besonin në mbajtjen e koncertit tim. Apo t’ja kenë marrë inat. Sikur të ishte korrekt nuk do t’i zinte salla pjesëmarrësit sikur në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen janë të kota dhe të pabaza,"- shkroi Nora 

Pas deklaratës së Norës, Alesio ka reaguar sërish me anë të një postimi të gjatë në Instastory, ku mes të tjerash ka thënë se këngëtares i mungon serioziteti në punë. Në fund ai e ka bërë të qartë se kjo ka qenë eksperienca e tij me Norën, duke shtuar se deklarata e tij as nuk e ngre dhe as nuk e ul suksesin e saj 15 vjeçar.

Për më shumë lexoni deklaratën e mëposhtme:

Menaxheri i njohur vjen me tjetër reagim të gjatë për Nora

Të fundit