Flash News

POLITIKOFF

Menaxheri i vipave thotë se Drake dhe Ed Sheeran së shpejti mund të vinë në Shqipëri

Menaxheri i vipave thotë se Drake dhe Ed Sheeran së shpejti mund

Dy super yjet botërore mund t’i kemi së shpejti në Shqipëri.

Kështu ka premtuar menaxheri shqiptar Alesio Aliaj.

“Kompania ime ka akses tek këta dy artistë prandaj kam qejf t’i sjell në Shqipëri. Dhe ju e dini që unë e mbaj fjalën”– është shprehur Alesio dhe neve na mbetet të presim.

Alesio Aliaj ka qenë i ftuar ditën e djeshme në programin “Pushime On Top”, ku ka folur për një koncert që ka në plan të bëjë në Shqipëri. Në një intervistë për moderatorin Flori Gjini, menaxheri i njohur ka thënë se ka në plan që të sjellë në Shqipëri këngëtarët e njohur botërorë, Ed Sheeran dhe reperin Drake.

I pyetur nëse ka ndonjë artist shqiptar me të cilin nuk do donte të bashkëpunonte, ai është shprehur se ka shumë. Ndërsa përsa i përket debatit që pati dikur me këngëtaren Nora Istrefi, Alesio tha se deklaratat e tij ishin 150 mijë për qind të vërteta dhe se gënjeshtra nuk ka thënë kurrë.

“Qëkur kam ardhur në Shqipëri deklarata ime e parë ka qenë nëse s’më njeh mos më gjyko, por gënjeshtra s’kam thënë kurrë”, u shpreh ai.

Të fundit